Konsumoi sasi të tepërt të alkoolit, vdes një person në veri të Mitrovicës
Kronika
October 30, 2024 - 11:00
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të përdorimit të tepërt të alkoolit ka humbur jetën një person në veri të Mitrovicës.
I njëjti ishte gjetur pa shenja jete të shtunën, rreth orës 10:00.
“Më 29.10.2024 është raportuar se më datën e cekur viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete, pasi dyshohet se i njëjti ka përdorur sasi të tepërt të alkoolit”, njofton Policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.