Policia me aksion antidrogë: Tre të arrestuar, në mesin e tyre një zyrtar policor
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në kuadër të parandalimit dhe luftimit të pakompromis të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, të hënën, më 29.10.2024, ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Freeshopi”, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar, njëri nga ta zyrtar policor.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se gjatë realizimit të planit taktik antidroga e Policisë së Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitet për reagim të shpejtë (NJRSH) te personat e dyshuar dhe gjatë kontrollit në trup dhe në lokacionet të tyre ka gjetur sasi e substancave narkotike me peshë rreth 370 gramë, një peshore, tri thika dhe para të gatshme (4870) euro.
“Lidhur me përfshirjen e zyrtarit policor në këtë rast menjëherë është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), për procedura të mëtejme. Në konsultim me prokurorin nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është iniciuar rasti dhe tre personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se rasti mbetet të hetohet nga Antidroga e Policisë së Kosovës (PK), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prishtinë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për luftimin e të gjitha veprave penale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar, pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë. /Zëri