Vidhen materiale medicinale në Spitalin Rajonal të Gjakovës

Vidhen materiale medicinale në Spitalin Rajonal të Gjakovës

Kronika October 29, 2024 - 10:08

Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve medicinale.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 07:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Gjakovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës, ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve medicinale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.