Sot varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai

Sot varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai

Kronika October 29, 2024 - 09:13

Varrimi i Auron Myftarit, që dyshohet se u ther për vdekje në Prishtinë nga vëllai tjetër, Gent Myftari, do të bëhet sot në orën 12:00, në varrezat e qytetit në “Arbëri”.

Vëllai tjetër Agon Myftari, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në ‘Arbëri’”.

“Njëkohësisht ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, shkroi tutje Myftari.

Kujtojmë se i dyshuari Gent Myftari, gjatë mbrëmjes të së dielës nën shoqërimin e policisë, mori trajtim mjekësor në Emergjencën e kryeqytetit, i cili pas mjekimit u lirua nga spitali nën përcjellje të policisë.