7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit

7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit

Kronika October 28, 2024 - 20:33

Një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit ka lënë shtatë persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Express se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.