Vjedhje në tri objekte të spitalit të Gjakovës

Vjedhje në tri objekte të spitalit të Gjakovës

Kronika October 28, 2024 - 19:06

Një punonjës i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda”, ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të kësaj qendre shëndetësore.

Tri objektet ku raportohet të ketë ndodhur vjedhja, përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe depo teknike.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, i cili tha se rasti i cilësuar si “vjedhje e rëndë” po hetohet.