Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Vushtrri, Policia heton rastin
Foto: Ilustrim

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi në Vushtrri, Policia heton rastin

Kronika October 28, 2024 - 10:05

Një person ka njoftuar Policinë se në shtëpinë e tij, saktësisht në dhomën e fjetjes, i janë vjedhur para dhe stoli ari.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:30, në Vushtrri.

“Vushtrri, 27.10.2024 - 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes, i janë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri