Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Kronika October 28, 2024 - 09:59

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë, 27.10.2024 - 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri