Aksident në rrugën Lezhë – Milot, një i vdekur

Aksident në rrugën Lezhë – Milot, një i vdekur

Kronika October 28, 2024 - 07:58

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri, ku si pasojë përplasjes së tri automjeteve ka vdekur një person e po ashtu një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Milot, konkretisht në vendin e quajtur “Rruga e treshit”.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Lezhë - Milot, janë përplasur tri automjete. Si pasojë e përplasjes ka vdekur në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip ‘Opel’, ende i paidentifikuar. Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip ‘Ford’ ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip ‘Toyota’ ndodhet në vendngjarje”, ka njoftuar Policia shqiptare. /tch