Përfshihet nga zjarri kompleksi turistik në Berovë

Përfshihet nga zjarri kompleksi turistik në Berovë

Kronika October 27, 2024 - 20:44

Një pjesë e kompleksit turistik “Manastir” në Berovë është përfshirë në zjarr mbrëmjen e sotme.

Ekipet e zjarrfikësve-Berovë ndodhen në terren dhe menjëherë pas raportimit kanë shkuar në zonën përreth objektit ku është vërejtur tym i dendur.

Nuk ka informacione shtesë për dëmet e mundshme.

Dëshmitarët okularë thanë se për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në objektet përreth.