Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në banesën e tij në Fier
Foto ilustruese

Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në banesën e tij në Fier

Kronika October 27, 2024 - 17:35

Një person i moshës 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fier.

Policia ka bërë të ditur se ai nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete, shtetasi 58 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.