Vdes aksidentalisht një 38-vjeçar në Rrëshen, u godit nga kova e ekskavatorit
Foto ilustruese

Vdes aksidentalisht një 38-vjeçar në Rrëshen, u godit nga kova e ekskavatorit

Kronika October 27, 2024 - 16:06

Një 38-vjeçar në Rrëshen ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke riparuar kovën e ekskavatorit.

Policia e Shqipërisë tha se ngjarja ndodhi në fshatin Tarazh, ku shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së ekskavatorit të tij, aksidentalisht është goditur prej saj.

Për shkak të plagëve të marra, 38-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.