Reagime të ashpra pas incidentit në sheshin “Car Llazar” në veri ku u arrestua një serb për vandalizëm
Foto: Laura Hasani

Reagime të ashpra pas incidentit në sheshin “Car Llazar” në veri ku u arrestua një serb për vandalizëm

Kronika October 27, 2024 - 12:38

Një incident ndodhi në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Policia e Kosovës ka arrestuar Millosh Subotiq, për tentativë të dëmtimit të pronës private.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 02:35, njësia policore ka hasur në të dyshuarin që po dëmtonte një rrjetë mbrojtëse të një dyqani dhe më pas ka kaluar në pronë private duke shkaktuar dëme të tjera.

“Policia ka kërkuar nga personi të ndalojë veprimet e tij, por ai ka reaguar me ofendime dhe nuk iu ka bindur urdhrave,” thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit, dhe ka refuzuar testin për alkool dhe është arrestuar për vandalizëm.