Zveçan: Hidhet një granatë në oborrin e shtëpisë së një policeje

Zveçan: Hidhet një granatë në oborrin e shtëpisë së një policeje

Kronika October 27, 2024 - 11:10

Në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, një incident është shënuar në Zveçan.

Në oborrin e shtëpisë së një zyrtareje policore është hedhur një granatë e dorës.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, përveç dëmeve materiale në fasadën e shtëpisë dhe në një dritare nuk raportohet për të lënduar.

“Njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri