Arrestohet prishtinasi që kërcënoi nënën e tij
foto: Ilustrim

Arrestohet prishtinasi që kërcënoi nënën e tij

Kronika October 27, 2024 - 09:36

Një person në Prishtinë është arrestuar të shtunën, nën dyshimin se ka kanosur nënën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00 në Prishtinëm raporton Zeri.info.

"Prishtinë / 26.10.2024 – 21:00.  Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën-nënën e tij kosovare, të njëjtën e ka kanosur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar për trajtim e shërim të mëtutjeshëm", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri