Gjendet i vdekur një person në Leposaviq
Foto: Laura Hasani

Gjendet i vdekur një person në Leposaviq

Kronika October 27, 2024 - 09:13

Një person është gjendur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 00:20. në Leposoviq, raporton Zeri.info.

“Leposaviq / 26.10.2024 – 00:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dal edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar se viktima është pa shenja të jetës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri