Gjendet edhe vetura e dytë, e vjedhur ditë më parë në fshatin Dardani të Ferizajt
Foto: Ilustrim

Gjendet edhe vetura e dytë, e vjedhur ditë më parë në fshatin Dardani të Ferizajt

Kronika October 25, 2024 - 17:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt.

“Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të Ferizajt është një veturë e braktisur. Hetuesit rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar veturën "Range Rover" me targa vendore, e cila ishte vjedhur me datën 23.10.2024 rreth orës 03:05 në fshatin Dardani të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu si provë materiale vetura është sekuestruar, deri sa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krimteknikët rajonal dhe kthimit të pronarit të saj, kurse policia është në kërkim të personave të dyshuar për rastin " Vjedhje e rëndë" që ka ndodhur me datën 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt. /Zëri