Ndalohen për armëmbajtje pa leje dy persona në Kaçanik
Foto: PK

Ndalohen për armëmbajtje pa leje dy persona në Kaçanik

Kronika October 25, 2024 - 16:09

Policia në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Biçec të Kaçanikut dy persona posedojnë armë të zjarrit.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës orës 09:00 Biçec të Kaçanikut, raporton Zeri.info.

“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë identifikuar personat: K.B ( M/K) i moshës 23 vjeçar dhe M.S (M/K) i moshës 25 dhe tek i dyshuari K.B janë gjetur 2 armë të zjarrit, të cilat si prova materiale janë sekuestruar” thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Ndërsa janë inicuar dy raste " Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve “ dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm. /Zëri