Një muaj paraburgim ndaj personit që kërcënoi dhe sulmoi gjyqtarin dhe gjeodetin në Suharekë

Një muaj paraburgim ndaj personit që kërcënoi dhe sulmoi gjyqtarin dhe gjeodetin në Suharekë

Kronika October 25, 2024 - 10:05

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës Sadije Selmani, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin R.B., e cila mund të zgjasë deri më datën 23.11.2024, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe veprën penale “Sulmi”.

Gjykata ka njoftuar se me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, transmeton Zeri.info.

Sipas gjykatës, më datë 23 tetor, rreth orës 10:30, në Suharekë, i pandehuri R.B., i kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjyqtarin e Gjykatës Themelore – Dega Suharekë, Divizioni Civil, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari – Gjyqtari, ka caktuar seancën e tereni në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale së bashku me gjeodet sipas propozimit të propozueses F.B., i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet gjyqtarit me fjalët “ hup prej këtu”, pastaj ka vazhduar me sharje dhe ofendime, dhe me një mjetë të fortë të metalit, sulet ë drejtim të të dëmtuarit që ta sulmoj fizikisht, ku pastaj ndërhynë djali i të pandehurit ta ndaloj, ku më me arritjen e policisë, në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga Policia.

Gjithashtu i pandehuri R.B., në rastin e njëjtë, e sulmon e sulmon personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjeodetin, të dëmtuarin R.S., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte i caktuar nga gjykata që të del në të teren, në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ largohuni nga shpija ime, “duke i ofenduar e pastaj e sulmon fizikisht, duke e shtyrë me duar, duke vazhduar me sharje dhe ofendime, ku merr një mjetë të fortë të metalit, dhe ju drejtohet me fjalët “largohuni nga ai vend”, pastaj në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia.

Sikurse më lartë i pandehuri R.B., me dashje përdor forcën me anë të sendit –shufrës metalike, që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ndaj të dëmtuarës F.B., në atë mënyrë për shkake të një kontesti pronësor, ditën kritike derisa e dëmtuara si propozuesi për një çështje civile ishte në vendin e lartcekur me gjyqtarin dhe gjeodetin, , i pandehuri i revoltuar nga ky rast, fillimisht e shanë dhe ofendon me fjalë të ndryshme të dëmtuarën, pastaj e sulmon fizikisht me mjet, me shufër metalike duke e goditur në duar, ku të pranishmit në vendin e ngjarjes arrin që ndalin të pandehurin, por e dëmtuara nuk ka marrë lëndime të dukshme trupore, dhe në vendin e ngjarjes i pandehuri i arrestohet nga policia.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat nga veprat penale për të cilat ngarkohet i pandehuri”.

“Duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare, do të merret në pyetje i pandehuri, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, të dëmtuarit, në rrjedhën e mëtejme do të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur rastin, është konstatim i Gjykatës se me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i pengimit serioz të hetimit dhe rrjedhës së pa penguar të fazës hetimore”.

“Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën në të cilën dyshohet të jetë kryer veprat penale, caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale”.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e gjykatës. /Zëri