Dy persona shtien me armë në drejtim të një lokali në Prishtinë, Policia jep detaje

Dy persona shtien me armë në drejtim të një lokali në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika October 25, 2024 - 09:19

Dy persona kanë shtënë me armë mbrëmë në drejtim të një lokali në rrugën “Rrahim Beqiri” në kryeqytet.

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, transmeton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri