Ferizaj: Hajnat vjedhin Range Rover e Audi, dëmi 45 mijë euro

Ferizaj: Hajnat vjedhin Range Rover e Audi, dëmi 45 mijë euro

Kronika October 24, 2024 - 21:21

Kur i kreu pushimet i la shtëpitë në vijë, por i gjeti të përmbysura kur u kthye.

Madje lajmin për vjedhjen në shtëpinë e tij, mërgimtari nga Zvicra Remzi Aliu e mori në aeroport, para se të nisej për Kosovë.

Në fakt ai ishte sinjalizuar nga kamerat e sigurisë, se dikush ishte në objektet e tij dhe të dy djemve që janë në një oborr.

Defekti që pati e shpëtoi veturën e tretë nga hajnat.

Megjithatë vec pronës së Remziu, policia e konfirmon se se hajdutët në të njejtë natë kanë tentuar të vjedhin edhe në 5 shtëpi të tjera, 4 prej të cilave janë të mërgimtarëve, e njëri që ishtë në të 5-të nuk kishte dëgjuar asgjë.

Ndërkohë sic është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë në këtë Rajonë Kanun Veseli njëra veturë e vjedhur Audi  është gjetur rreth orës 06:00 në fshatin Dardani, ndërsa po punohet intenzivisht në kërkim edhe të veturës tjetër Range Rover me targa vendore.