Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ngiste biçikletën

Humb jetën një 57-vjeçar në Fier, dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa ngiste biçikletën

Kronika October 24, 2024 - 16:06

Ka humbur jetën një person i moshës 57-vjeçare në Fier të Shqipërisë.

Dyshohet se i njëjti ka pësuar arrest kardiak teksa po e ngiste biçikletën.

“Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:00, në lagjen “Sheq i vogël”,  shtetasi 57 vjeç, duke drejtuar biçikletën, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur jetën”.

“Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews