Një serbi në Bërnjak i sekuestrohen 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste
Foto:Ilustrim

Një serbi në Bërnjak i sekuestrohen 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste

Kronika October 24, 2024 - 09:06

Një serb është arrestuar në Bërnjak për “Nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri