Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

Kronika October 22, 2024 - 10:23

Një shpërthim ka ndodhur të hënën pas mesnate në veri të vendit.

Rasti ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, ku persona të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri