Detajet e para të arrestimit të Ilir Metës
Foto: Laura Hasani

Detajet e para të arrestimit të Ilir Metës

Kronika October 21, 2024 - 13:31

Arrestohet presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, lajmi konfirmohet nga burime pranë SPAK-ut.

Metës i janë vënë prangat nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia, raporton BallkanWeb.

Ilir Meta ka shërbyer si president i Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 202. Më parë ai shërbeu si kryeministër nga 1999 në 2002. Ai ishte Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë nga 2013 në 2017.

Meta gjithashtu mbajti poste si zëvendëskryeministër, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Para kësaj, ai mbajti Kryesinë e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Meta themeloi Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI) në 2004 sot Partia e Lirisë e cila drejtohet prej tij.

Meta ka qenë 15 vjet deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë në Politikën Shqiptare. Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që është i fajësuar nga Parlamenti i Shqipërisë.