Arrestohet ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta
Foto: Laura Hasani

Arrestohet ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta

Kronika October 21, 2024 - 13:23

Është arrestuar ish-presidenti i Shqipërisë, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë.

Kujtojmë se Meta ka qenë disa herë në SPAK, ku është pyetur për llogari të një hetimi në lidhje me një pagesë të bërë për lobim në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka nisur prej kohësh një hetim pasuror ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Prokuroria e Posaçme ka të regjistruar më herët të paktën tri procedime penale që kanë bazë kallëzime të bëra nga qytetarë, por edhe persona të tjerë që lidhen me ish-presidentin Ilir Meta, por edhe Kryemadhin.

Kallëzime të cilat janë përkthyer në procedime të regjistruara për çështje të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. /TVKlan