Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan - Kamenicë
Foto: Zëri / Ilustrim

Një i vdekur e dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan - Kamenicë

Kronika October 21, 2024 - 10:48

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjilan - Bujanoc, përkatësisht në fshatin Shillovë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani bëri të ditur se viktima është një 33-vjeçar.

“Ju njoftojmë se sot, më 21.10.2024, rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës, afër pompës së karburanteve ‘Hib Petroll’. Njësia e Trafikut Rajonal dhe ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe për kundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente, jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjeri sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë”, ka treguar Hashani.

Ai ka thënë se prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Hashanit, Policia tashmë me njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident i rëndë. /Zëri