I vihet zjarri makinës së një gruaje në Prishtinë, dyshohet për disa të përfshirë
Foto: Ilustrim

I vihet zjarri makinës së një gruaje në Prishtinë, dyshohet për disa të përfshirë

Kronika October 21, 2024 - 09:34

Disa persona dyshohet se ia kanë vënë zjarrin një makine të një gruaje në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe zjarrfikësit, ku edhe kanë shuar zjarrin.

“Është raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin veturës së ankueses femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton Policia.