Arrestohet i dyshuari për rastin e rrëmbimit në Preshevë
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për rastin e rrëmbimit në Preshevë

Kronika October 21, 2024 - 09:03

Është arrestuar i dyshuari nga Kosova, për shkak të një rasti të rrëmbimit, që kishte ndodhur në Preshevë më 20 korrik të këtij viti.

Sipas informacionit nga Policia, i dyshuari është arrestuar pas një operacioni të zhvilluar nga autoritetet dhe pas intervistimit është vendosur në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është në hetim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha detajet lidhur me ngjarjen dhe përfshirjen e të dyshuarit.