Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, rasti po hetohet

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, rasti po hetohet

Kronika October 21, 2024 - 08:59

Një grua është gjetur pa shenja jete.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:00, në Prishtinë.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.