Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Digjen orët e rrymës në një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Kronika October 20, 2024 - 23:34

Një rast i zjarrit ka ndodhur sonte në një ndërtesë në rrugën “Hyzri Talla” në Fushë-Kosovë.

Lidhur me rastin janë deklaruar nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës.

“Janë djegur disa orë të rrymës aty. Nuk ka të lënduar nga ky rast”, theksuan nga kjo brigadë për Klankosova.tv.

Ndërkohë ende nuk dihet se çka e shkaktoi zjarrin apo nëse ndezja e orëve ka shkaktuar ndonjë dëm materiali, pasi që ende po punohet në rast.