Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda
Foto: Zëri / Ilustrim

Aksion policor në Fushë-Kosovë, dy të arrestuar për disa vjedhje të rënda

Kronika October 20, 2024 - 18:06

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dielën në Fushë-Kosovë, me dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës gjatë muajve të fundit.

Të paktën dhjetë vjedhje janë kryer kryesisht në markete, ku dyshohet se të përfshirë janë gjithsej katër persona të dyshuar. Të arrestuarit janë E.O., 45-vjeçar dhe M.M., 32-vjeçar. Operacioni policor është mbështetur nga Njësiti për reagim të shpejtë.

Atyre iu janë sekuestruar gjësende që dyshohet se janë vjedhur dhe katër vetura që mund të jenë shfrytëzuar për kryerjen e veprave.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar vepra penale “vjedhje të rënda”.

Në kërkim nga autoritetet policore janë dy persona të tjerë.