Drenas: Një person i maskuar grabit para në një pompë derivatesh
foto: Ilustrim

Drenas: Një person i maskuar grabit para në një pompë derivatesh

Kronika October 20, 2024 - 08:49

Një grabitje ka ndodhur gjatë ditës së shtunën rreth orës 01:19 në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e një mjeti të fortë ka kryer grabitje në një pompë të derivateve.

“Është raportuar se një i dyshuar i maskuar, nën kërcënimin e një mjeti të fortë në një pompë të derivateve i ka grabitur viktimës m/k para dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.Rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /Zëri