Hajnat në Lipjan tentojnë të vjedhin në xhami kasafortën me para

Hajnat në Lipjan tentojnë të vjedhin në xhami kasafortën me para

Kronika October 19, 2024 - 08:31

Në fshatin Rudovc të Lipjant xhamia ka qenë cak i hajnave.

Imami i kësaj xhamie ka njoftuar Policinë se hajnat kanë tentuar të hapin me forcë kasafortën me para në këtë xhami, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar (imam i xhamisë) ka raportuar se të dyshuar të pa njohur kanë tentuar të hapin me forcë kasafortën e cila ndodhet në objektin e xhamisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri