Policët kontrollojnë disa shkolla në Vushtrri, gjejnë thikë, maska e para të falsifikuara
Foto: PK

Policët kontrollojnë disa shkolla në Vushtrri, gjejnë thikë, maska e para të falsifikuara

Kronika October 18, 2024 - 18:51

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese për ofrimin e sigurisë në shkolla, zyrtarë policorë, gjatë ditës së djeshme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Me këtë rast janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

“Gjatë kontrollimit, në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale  “Falsifikim i parasë”.