Arrestohen të dyshuarit që rrahën brutalisht një person në Pejë

Arrestohen të dyshuarit që rrahën brutalisht një person në Pejë

Kronika October 18, 2024 - 15:15

Janë arrestuar dy të dyshuarit që kanë rrahur në mënyrë brutale një person afër Gjykatës Themelore në Pejë.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në Pejë, i cili tha se viktima është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, transmeton Zeri.info.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimë e lënduar. I njëjti është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe i ka arrestuar dhe të njëjtët po intervistohen”, tha Gashi.

Ndryshe, mediat kanë publikuar edhe pamje nga ky rast, ku shihen dy persona duke rrahur një tjetër në mënyrë brutale. /Zëri