Rrihet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet
Kronika
October 18, 2024 - 14:07
Një person është rrahur mizorisht nga dy persona mesditën e sotme në Pejë.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku dy persona me mjete të forta e godasin disa herë një person të shtrirë në tokë.
Rasti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë, rreth 50 metra larg Stacionit të Policisë në Pejë.