Tek pasi policët ia gjejnë veturën, burrit nga Prishtina i kujtohet vendparkimi

Tek pasi policët ia gjejnë veturën, burrit nga Prishtina i kujtohet vendparkimi

Kronika October 18, 2024 - 09:53

Nën dyshimet se ia vodhën automjetin, një 50-vjeçar në Prishtinë e kishte denoncuar rastin në Polici, në fund të shtatorit, por u zbulua se s’kishte të bënte me vjedhje.

Sinjali mëson se pronari i veturës fillimisht kishte raportuar se nuk e kishte gjetur veturën në rrugën ku e kishte parkuar dhe kërkoi ndihmë nga Policia.

Si rezultat, Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe pas tri javësh arriti ta lokalizojë vendndodhjen e veturës, me ç’rast u njoftua pronari.

Por pasi ankuesi e kuptoi që vetura është gjetur, i njëjti ka deklaruar se e kishte harruar vendin ku e ka parkuar dhe s’ka dyshime tek askush.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe automjeti i është kthyer pronarit.