Therja me thikë e të miturit në Mitrovicë, Policia jep detaje
Foto: Zëri / Ilustrim

Therja me thikë e të miturit në Mitrovicë, Policia jep detaje

Kronika October 17, 2024 - 09:40

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një i mitur kosovar sulmoi një bashkëmoshatar pas një mosmarrëveshjeje.

Siç njofton Policia, viktima u trajtua fillimisht në QKMF Mitrovicë dhe më pas u transferua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndryshe nga Spitali i Mitrovicës dje i kanë thënë se gjendja e viktimës është aktualisht stabile, por ai vazhdon të trajtohet për plagët e marra.

“Pacienti është sjellë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe i janë bërë të gjitha shërbimet e nevojshme. Pacienti ka lëndime serioze në bark dhe në gjymtyrë. I njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, kanë thënë nga zyra për media e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.