Aksioni i policisë, bastiset komuna paralele e Skenderajt në veri [foto]
Kronika
October 16, 2024 - 16:47
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit, ka nisur mbylljen e komunës paralele serbe që vepronte për komunën e Skenderajt në veri të vendit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se aktualisht po kryhet një bastisje në objektin e kësaj komune.
“Është një komunë paralele në veri që vepron për pikën e Skenderajt. Jemi futur brenda dhe po kontrollojmë; ka shumë mundësi që kjo komunë do të mbyllet,” tha Elshani.
Kjo vjen pas disa javësh nga mbyllja e komunave të tjera paralele që vepronin në veri të Kosovës.