Po bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një person në Kllokot
Foto: Zëri / Ilustrim

Po bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet një person në Kllokot

Kronika October 16, 2024 - 10:15

Njësitë e hetuesisë kanë arrestuar një mashkull kosovar në Kllokot, pasi është konfirmuar se ai po bashkëjetonte me një viktimë të mitur, femër kosovare, nën moshën 16-vjeçare.

Pas identifikimit të rastit, viktima është strehuar në një strehimore për mbrojtje.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia vazhdon hetimet për rastin.