Policia e Kosovës e arreston një sirian të dyshuar për vrasje
Kronika
October 15, 2024 - 15:18
Një shtetas sirian është arrestuar të martën në perëndim të Kosovës, pasi dyshohet për vrasjen e një burri dy vjet më parë, tha Policia e Kosovës.
Policia tha se shtetasi sirian me inicialet M.A dyshohet për vrasjen e një shtetasi irakian me inicialet J.H, 31 vjeç, në vitin 2022 në kufirin jugor të Kosovës, Vërmicë.
Ai u arrestua në Pejë pas një hetimi nga policia e Prizrenit dhe ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë, thuhet në njoftim.
Nuk është e qartë cilat ishin motivet e vrasjes apo se si ka ndodhur ajo.
“I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje”, tha policia.
Prokurori ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim për 48 orë, tha policia.