Arrestohet një person në Banjskë, policia i gjeti xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Banjskë, policia i gjeti xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Kronika October 15, 2024 - 10:10

Një person është arrestuar në Banjskë për armëmbajtje pa leje, pas një kontrolli në shtëpinë e tij nga policia.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një pushkë gjuetie me nëntë fishekë, si dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. Rasti është trajtuar me seriozitet, dhe i dyshuari është intervistuar nga policia.

Pas përfundimit të hetimeve, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit në procedurë të rregullt.