I digjet qëllimisht vetura një personi në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

I digjet qëllimisht vetura një personi në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet

Kronika October 15, 2024 - 09:44

Një veturë është përfshirë nga zjarri të hënën në Fushë Kosovë.

Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se vetura kishte qenë e parkuar.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht”, thuhet në raport.

Policia ka shtuar se zjarri ishte fikur nga viktima, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.