Vdes në spital 15-vjeçari që u ther me thikë në Shkodër

Vdes në spital 15-vjeçari që u ther me thikë në Shkodër

Kronika October 14, 2024 - 22:10

Një person e ka therur me thikë një 15-vjeçar në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Bëhet e ditur se i mituri ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në Spitalin Rajonal Shkodër.

“Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

“Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /euronews