63 vjeçari nga Demir Kapia gjendet pa ndjenja në lum, dërgohet në Klinikën e Shkupit ku u konfirmua dhe vdekja e tij
Kronika
October 13, 2024 - 20:39
Sektori për Punë të Brendshme në Gjevgjeli informon se “më 11.10.2024, në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, u raportua se rreth orës 08:15 në Gjevgjeli, në një vend të quajtur “Uji i Fëlliqur”, ishte gjetur një person i pajetë në lumë”.
Punonjësit e policisë shkuan në vendngjarje dhe u konstatua se bëhej fjalë për N.S. (63) nga Demir Kapia.
Personi u transportua në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku në orën 17:30, mjeku konfirmoi vdekjen e tij.