Vdekja e 45-vjeçarit në Pejë nga shpërthimi i cisternës, policia jep detaje
Kronika
October 12, 2024 - 08:58
Një person ka humbur jetën të premten në Pejë pasi i ka shpërthyer cisterna derisa ishte duke punuar në të.
Policia njofton se trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse”.
“Pejë 11.10.2024 – 09:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar në cisternë, e njëjta ka shpërthyer, si pasojë e shpërthimit i njëjti ka humbur jetën”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit, ndërkaq, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri