Iu përkeqësua gjendja në vendin e punës, vdes në spital roja i Parkut Industrial “Trepça”
Kronika
October 12, 2024 - 08:52
Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dje më 11 tetor.
Në raportin ditor të policisë thuhet se viktima ishte roje në Parkun Industrial Trepça, dhe i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.