Tritol dhe TT në veturë, policia greke arreston shqiptarin
Foto: Laura Hasani

Tritol dhe TT në veturë, policia greke arreston shqiptarin

Kronika October 11, 2024 - 23:13

Një shtetas shqiptar dhe partnerja e tij u arrestuan nga policia greke, të premten në Athinë.

Në veturën e tij thuhet se është gjetur tritol dhe armë.

Arma e cila u gjet bashkë me lëndën plasëse është pistolet e tipit TT, ndërsa shqiptari ka precedentë penal.

Ende nuk dihet arsyeja e mbajtjes së armatimit në veturë. /a2cnn