Zyrtarja policore që u plagos aksidentalisht nga kolegu i saj, në gjendje stabile
Foto: Laura Hasani

Zyrtarja policore që u plagos aksidentalisht nga kolegu i saj, në gjendje stabile

Kronika October 11, 2024 - 11:46

Një zyrtare policore sot është plagosur aksidentalisht nga kolegu i saj në vendin e punës.

Tashmë gjendja e saj është stabile dhe e njëjta është dërguar në Ortopedi, për shkak se copa e gëzhojës së plumbit e ka prekur në këmbë.

Kështu ka bërë të ditur për tëvë1 mjeku kujdestar, Naser Syla.

“Po, është pranuar dhe trajtuar te ne në QE, pas ekzaminimeve të nevojshme dhe trajtimit është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit”, tha Syla.

Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një incident -shkrepje aksidentale të armës së zjarrit në objektin e stacionit policor “Jugu” në Prishtinë.